Politika SPAK, ambasadori i BE takon kryetaren e KLGJ

SPAK, ambasadori i BE takon kryetaren e KLGJ

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar sot kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Soreca thotë se në fokus të takimit ka qenë ngritja e Gjykatës së SPAK dhe zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
“Ne diskutuam ngritjen e gjykatës së SPAK-ut, zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës”, shkruan Soreca në “Twitter”.

Data 6 shkurt është afati i fundit për aplikimet për t’u bërë pjesë e SPAK, ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.