Aktualitet SPAK bën gati kërkesën e parë për në gjykatë, Lul Berisha në...

SPAK bën gati kërkesën e parë për në gjykatë, Lul Berisha në gjyq për makinën e blinduar

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të dërgojë në gjykatë kërkesën e parë për sekuestro në kuadër të rasteve të referuara nga policia pas fillimit të operacionit Anti-KÇK.

Bëhet fjalë për një makinë të blinduar të Lulzim Berishën, të cilit iu kërkua plotësimi i formularit për burimin e pasurive që kishte në emër të tij.

Grupi hetimor ka bërë me dije se nga verifikimet e kryera e vetmja pasuri për të cilën do të kërkohet në emër të Lul Berishës është një automjet i blinduar pasi pronat e tjera në emër të tij rezultojnë të sekuestruara nga hetimet e mëparshme.

Gjithashtu mësohet se policisë i është kërkuar material shtesë për disa nga të dënuarit që u është dërguar formulari pasi dokumentacioni i dorëzuar në prokurori është i paplotë.

Mësohet se formularët janë plotësuar edhe nga personat e dënuar, të cilët ia kanë dërguar dokumentet në zyrat e OFL-së brenda afatit të përcaktuar.

Një prej personave që i është dërguar formulari është edhe Emiljano Shullazi, i cili ka deklaruar një shtëpi që e ka patur në pronësi nga viti 1992 një makinë si dhe pjesën e pronës së ish-hotel Vollgës të cilën e ka të falur.

Afati i fundit qe ka prokuroria për të dërguar kërkesat ne gjykatë është data 22 shkurt dhe më pas gjykata ka 15 dite afat për të vendosur ne shkallën e parë.

Deri tani në SPAK janë paraqitur nga prokuroria rreth 20 kërkesa për sekuestro ndërsa nga policia ndërsa vete OFL pritet t’u dërgojë formularin rreth 250 subjekteve.