Aktualitet SPAK kërkon 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

SPAK kërkon 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Ka përfunduar procesi gjyqësor për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Pas një seancë që zgjati rreth 1 orë e gjysmë, SPAK shpalli këtë të premte pretencën për të, duke kërkuar 2 vjet burg për ish-prokurorin dhe 5 vite përjashtim nga sistemi gjyqësor.

Më 16 Prill, teksa u paraqit për herë të parë në gjykatë, Llalla kërkoi heqjen e procedurës së gjykimi të shkurtuar, e cila u pranua nga trupa gjykuese dhe në këtë mënyrë gjyqi ndaj tij nisi nga e para.

Hetimet ndaj ish-Kryeprokurorit nisën rreth 2 vite më parë, ndërsa akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste.

Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.