Aktualitet SPAK urdhër-arrest për Shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë

SPAK urdhër-arrest për Shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë

Në foto, Shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë Roven Zeka

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest për Shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë Roven Zeka.

Po me urdhër të SPAK është lëshuar e njëjta masë sigurie për dy zyrtarë të tjerë në radhët e Policisë, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku.

Tabaku është oficer i Policisë Gjyqësore, ndërsa Novaku ka qenë me detyrë shef krimesh në Elbasan e Kavajë, por ka mbi një muaj si Shef i Sektorit të Aksidenteve në Komisariatin e Policisë Rrugore në kryeqytet.

Zeka u emërua në këtë detyrë në Dhjetor të 2024-ës.

Aktualisht, dyshohet se ata kanë abuzuar me detyrën duke konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsion”, lidhur me një aksident ku është përfshirë një grua.

Ka dyshime se aksidenti në fjalë ka ndodhur një javë më parë te Unaza e Madhe.

Këto janë informacionet e para për rastin, ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion të dalë me një njoftim zyrtar.