Sport Spalletti: Fokusi im është te skuadra, mos më pyesni për Icardi-n

Spalletti: Fokusi im është te skuadra, mos më pyesni për Icardi-n

Luciano Spalletti kërkon të festojë përvjetorin e Interit me një fitoren ndaj SPAL, por insiston se gazetarët duhet të pyesin Marotta-n për Mauro Icardi-n.

“Do të më duhet të bëj disa ndryshime, por gjithmonë me lojtarë titullarë që do të zëvendësojnë titullarët e tjerë”, siguron Spalletti në konferencën për shtyp.

“Do të ishte e mrekullueshme të festonim këtë 111-vjetor të themelimit të klubit me një fitore.”

Inter ka postuar një video për 111-vjetorin, por Icardi nuk ishte pjesë e saj, teksa negociatat mes Beppe Marotta dhe avokatëve të Icardi-t vazhdojnë, a do të rikthehet sulmuesi në skuadër?

“Nuk e kam gjithë kohën vëmendjen te kjo çështje, kështu që pyesni Marotta-n. Ka disa gjëra që duhen sqaruar kështu që bëni mirë të pyesni atë. Energjia ime duhet të fokusohet te ndeshja e radhës e cila duhet fituar, si dhe puna në stërvitje.”