Bota Spanja do të hapet për turistët e huaj më 1 korrik

Spanja do të hapet për turistët e huaj më 1 korrik

Autoritetet spanjolle kanë vendosur të hapin kufijtë për turistët e huaj duke filluar nga 1 korriku, për shmangur në këtë mënyrë një dëm të madh në turizëm, i cili përbën dhe një nga sektorët kryesorë ekonomikë të vendit.

Kjo gjë u bë e qartë nga ministri i Turizmit, i cili ditë më parë deklaroi se kufizimet në kufijtë tokësorë do të hiqen nga 22 qershori.

Më herët Komisioneri i Bashkimit Europian për Çështjet e Brendshme iu bëri thirrje të gjitha vendeve të unionit që brenda këtij muaji të rihapin kufijtë e tyre.

Spanja renditet në një ndër vendet më të goditura nga pandemia me 233 mijë të infektuar dhe 28 mijë viktima.