Fitore me përmbysje në frymën e fundit për Spanjën në transfertën ndaj Gjerogjisë. La Roja mori suksesin e parë në grupin B pasi triumfoi në Tblisi me rezultatin 1-2 falë një goli të realizuar nga 30 metra distancë nga Dani Olmo në minutën e 92-të, ndërkohë që në të 56-ën Ferran Torres kishte vendosur baraspeshën duke zhvlerësuar golin Kvaratkhskelia për gjeorgjianët.
Me shumë titullarë të ulur në stol dhuroi spektakël Danimarka ndaj Moldavisë në grupin F duke fituar 8-0 në një ndeshje ku Dolberg dhe Damsgaard realizuan nga dy herë.
Kjo ishte fitorja e dytë në grup për Danimarkën, ashtu si edhe për Armeninë në grupin J që mposhti 2-0 Islandën me golat e Barseghyan dhe Bayraman në pjesën e dytë.