Bota Spanja i bën të detyrueshme maskat në transportin publik

Spanja i bën të detyrueshme maskat në transportin publik

Maskat do të jenë të detyrueshme në transportin publik në Spanjë duke nisur nga e hëna ndërsa vendi po përpiqet të lehtësojë masat shtrënguese.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se qeveria do të shpërndajë 6 milion maska, kryesisht në pikat e transportit, dhe do t’i japë 7 milion të tjera autoriteteve lokale.

Siç shkruan BBC, këtë të shtunë të rriturit në Spanjë ishin në gjendje të ushtroheshin jashtë për herë të parë në shtatë javë. Bllokimi u lehtësua edhe për fëmijët nën 14 vjeç rreth një javë më parë.

Edhe vende të tjera në Europë, kanë nisur të lehtësojnë masat e vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, megjithëse distancimi shoqëror mbetet në fuqi. Disa vende kërkojnë që njerëzit të vendosin maska në dyqane dhe në transport publik.

Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve në Europë nga koronavirusi, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe më pas Spanja (megjithëse ekspertët paralajmërojnë se këto vende nuk i regjistrojnë shifrat e vdekjeve në të njëjtën mënyrë).