Bota Spanja mposht koronavirusin, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Spanja mposht koronavirusin, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Spanja, një ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sjell lajmin më të mirë të ditëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit në vend nuk është raportuar asnjë rast i ri humbje jete si pasojë e virusit vdekjeprurës.

Këto të dhëna kaq shpresëdhënëse vijnë për herë të parë që prej fillimit të muajit mars nga Spanja, ku koronavirusi deri tani ka marrë mbi 27 mijë jetë.

Ulje të ndjeshme kanë pësuar dhe rastet e reja të të infektuarve, ku në 24 orë u regjistruan vetëm 71 persona me simptomave Covid-19 nga 96 që ishin një ditë më parë.