Bota Spanja ndryshon qëndrim, lejon fëmijët të shëtisin

Spanja ndryshon qëndrim, lejon fëmijët të shëtisin

Pas 6 javëve në izolim, Spanja do të lejojë fëmijët të shëtisin, duke filluar nga dita e diel.

Njoftimi është dhënë këtë të mërkurë në parlament nga kryeministri Pedro Sanchez, vetëm një ditë pasi qeveria këmbënguli se fëmijët do të lejoheshin vetëm në vende të kufizuara dhe gjithmonë nën shoqërinë e prindërve.

Por vendimi i parë u shoqërua me protesta.

Tenxheret dhe tiganët nisën të përplaseshin në dritare dhe ballkone mbrëmjen e së martës.

Të shumtë ishin edhe politikanët, por edhe ekspertë të shëndetësisë që kritikuan masat e së martës dhe kjo bëri që qeveria të reagojë brenda pak orësh.

Spanja renditet e dyta në botë për numrin e personave të prekur me koronavirus dhe masat janë të rrepta.