Bota Spanja nxit të rinjtë të largohen nga shtëpitë e prindërve

Spanja nxit të rinjtë të largohen nga shtëpitë e prindërve

Ministrja e Strehimit, Raquel Sanchez

Qeveria spanjolle do të paguajë 250 euro në muaj për të rinjtë që duan të jetojnë vetëm.

Mundësia vjen për ata persona që kanë pak të ardhura dhe nuk shkëputen dot nga shtëpia e prindërve.

Ministrja e Strehimit, Raquel Sanchez tha në një konferencë për shtyp pas mbledhjes javore të kabinetit se duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën moshën 35 vjeç dhe me të ardhura vjetore nën 24.318 euro mund të kërkojnë subvencionimin mujor për të marrë me qira një apartament për dy vjet.

Në Evropë, Spanja ka përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë me prindërit. Ky numër lidhet me papunësinë. 29% e njerëzve nën 25 vjeç nuk punojnë.

Sipas qeverisë spanjolle ky subvencion mund të ndikojë në rritjen e çmimit të qirave dhe përsëri do jetë e vështirë për të rinjtë që të largohen nga shtëpitë e prindërve.