Bota Spanja vajton Julenin; I mituri kishte vdekur që ditën e parë kur...

Spanja vajton Julenin; I mituri kishte vdekur që ditën e parë kur kishte rënë në pus

Spanja vajton Julenin, 2 vjeçarin e përfunduar në një pus të ngushtë, përpjekjet e shpëtimit të të cilit u ndoqën deri në fund me zemër të ngrirë, por edhe shpresë për ndonjë mrekulli.

Autopsia sidoqoftë tregoi se edhe po të kishin mbërritur më herët, ekipet e shpëtimit nuk do te kishin mundur ta shpëtonin vogëlushin: ai ka vdekur që në momentin e rrëzimit.

Ka rënë në gjendje të lirë për 71 metra, thonë mjekët ligjorë, që shtojnë se fëmija u gjet me krahët e ngritura lart. Për 13 ditë me radhë u vazhduan kërkimet per Julenin, dhe si punonjësit e ndihmës, ashtu edhe prindërit e tij u kapën fort pas shpresës së zbehtë se mund të ishte akoma gjallë.

I mituri rezulton me trauma te forta fizike për shkak te renies, e cila ka qenë shumë e shpejte. Ne vazhdën e përpjekjeve për nxjerrjen e tij, u lëvizën tonelata të tëra dheu e u deshën 300 orë punë të mundimshme pa pushim.

300 vetë morën pjesë në operacionin e shpëtimit që bëri boten te mbaje frymën për 2 vjeçarin, fati i të cilit duket se qe vulosur që në fillim.

Prindërit e Julenit kishin humbur dhe një fëmijë tjetër, Oliverin në moshën 3 vjeç nga një atak i papritur në zemër majin e 2017-tës.