Politika Spartak Braho: E pamundur që Sheshi të ketë qenë sigurims

Spartak Braho: E pamundur që Sheshi të ketë qenë sigurims

Deputeti Spartak Braho e përjashton mundësinë që Sheshi të ketë qenë pjesëtar i sigurimit të shtetit.

“Në kohën kur thuhet se Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtori sigurimit, ai ka qenë vetëm 17 vjeç.

Kjo është ë pamundur. Bujari mund të shfrytëzohej për të thënë që shoku i tij i bankës ka vjedhur kumbullat e lagjes, por nuk ka qenë i aftë për të bërë analiza që do të përdoreshin nga Sigurimi i Shtetit.

E dyta, ka përplasje mes të dhënave. Me tjetër mbiemër paraqitet Bujar Sheshi në deklaratën dhe kartelën që është administruar.

Kështu që, unë e përjashtoj totalisht qenien e Bujar Sheshit si bashkëpunëtori sigurimit të shtetit”.