Sport Spektakël i kuq në “Anfield”, Liverpooli shkon +9 nga City

Spektakël i kuq në “Anfield”, Liverpooli shkon +9 nga City

Gola, polemika për 11-metërsha të padhënë, emocione dhe spektakël. Kjo përballje ofroi gjithçka, por në fund festoi Jurgen Klopp me të tijtë, që e shohin veten +9 nga Citizens (34/25), që tashmë janë parakaluar në renditje nga Leicesteri dhe Chelsea (me nga 26 pikë).

Kampionët e Europës gjunjëzuan 3-1 Manchester City-n në mitikun “Anfield” në atë që konsiderohej përballja që do të vendoste në njëfarë mënyrë një pjesë të titullit në elitën e futbollit anglez, pasi formacioni që drejtohet nga Guardiola është i vetmi që mund t’u japë shqetësime serioze “The Reds” në rrugën drejt triumfit.

Liverpooli e vuri poshtë Cityn që në minutat e para, duke kaluar në epërsi pa u mbushur 6 minuta lojë me Fabinhon, i cili goditi saktësisht nga jashtë zonës, 1-0. Të forta protestat e Citizens, që pretenduan pak sekonda më parë një penallti për prekjen e topin me dorë nga Alexander-Arnold, por kryesori u tregua u vendosur duke bërë me shenjë që të vazhdonte loja.

Në minutë e 13-të, një aksion i bukur nga e majta me Robertson u përmbyll me golin me kokë të Mohamed Salah, që nuk i dha mundësi për të reaguar portierin Bravo.

Liverpooli e “vrau” ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, me Mane që u shërbye me një kros perfekt nga Henderson, për të shënuar golin e 3-0.

Citizens nuk kishin më ç’të humbnin dhe u hodhën në sulm për të tentuat përmbysjen e madhe, por mundën vetëm të ngushtonin rezultatin në 3-1 me Bernardo Sivan në minutën e 78-të.

Nuk përmbahet Pep Guardiola në minutën e 83-të, pasi kishte pretendime për 11-metërsh skuadrën e tij, sërish për prekje të topit me dorë nga Alexander-Arnold, por nuk pyet kryesori, që vijon lojën.

Mbyllet me fitoren e merituar të Liverpoolit kjo përballje e madhe e futbollit anglez.