Kuriozitete Spitali në flakë, por mjekët vazhdojnë me sukses një operacion zemre

Spitali në flakë, por mjekët vazhdojnë me sukses një operacion zemre

Mjekët rusë kryen me sukses një operacion zemre të hapur mbi një pacient pavarësisht nga një zjarr që shpërtheu në spital, njoftoi të premten agjencia e lajmeve Interfax.

Mjekët heronj nuk e ndalën operacionin pavarësisht nga zjarri në spitalin në Blagoveshchensk, në Lindjen e Largët të Rusisë.

”Ata u larguan nga ndërtesa e djegur sapo përfundoi operacioni”, theksoi raporti.

Gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme pas procedurës dhe ai u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali tjetër.

Çatia e ndërtesës kishte marrë flakë, shkaku i së cilës aktualisht nuk dihet.

Sipas autoriteteve të qytetit, më shumë se 100 njerëz u shpëtuan dhe askush nuk u lëndua.