Sport Stamboll, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj shpallen kampionë të Ballkanit

Stamboll, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj shpallen kampionë të Ballkanit

Luiza Gega shpallet kampione në garën ballkanike e 3000 metrave në turneun e Sallave të Mbyllura që u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, duke e kaluar e para finishin me kohën 8’55”45. Me ketë fitore hyn në historinë e Ballkanit në këtë disiplinë, duke mbrojtur për të shtatën herë titullin. Atletja shqiptare garën duke fituar me distancë të madhe nga ndjekësit

“Ky aktivitet në fakt nuk është fokusi im kryesor por gjithsesi ndjej vërtet kënaqësi kur thërritet emri im dhe prezantohem si Luiza Gega që vjen të mbroj titullin për të 7-n herë”, deklaroi ajo pas garës.

Edhe Izmir Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit për së gjati në kampionatin për salla të mbyllura, që të shtunën është zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Një tjetër medalje, pas asaj që e shpalli kampion europian në Beograd, në marsin e vitit 2017.

Në këtë kompeticion, shkodrani e mbylli garimin e tij me kërcimin 7.9, një rezultat që i mjaftoi Smajlajt të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit. Medalje të bronztë mori edhe David Nikolli, në 1500 metra me 3’50”42.