Sport Statistika e frikshme e Strakoshës, vetëm 3 lojtarë kalojnë shqiptarin në Serinë...

Statistika e frikshme e Strakoshës, vetëm 3 lojtarë kalojnë shqiptarin në Serinë A

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, është shndërruar në një lider te skuadra e Lacios. Kjo shihet qartë nga statistikat e fundit të publikuar nga “Panini Digital”. Gardiani kuqezi, së bashku me mbrojtësin Açerbi, rezultojnë futbollistët më të aktivizuar te skuadra laciale, nga 1835 minuta secili.

Vetëm 3 futbollistë rezultojnë të jenë aktivizuar më shumë minuta se Strakosha në Serinë A. Bëhet fjalë për portierin e Kaljarit, Alesio Kranjo, i cili është aktivizuar 1852 minuta, mbrojtësin e Torinos, Nikolas N’Kulu me 1850 minuta dhe mbrojtësin e Xhenoas Davide Biraski me 1840 minuta. Shqiptari rezulton me të njëjtin minutazh edhe me gardianin e Milanit Xhanluinxhi Donaruma.

10 lojtarët më të aktivizuar të momentit në Serinë A:

Alesio Kragjo (Kaljari): 1852 minuta

Nikolas N’Kulu (Torino): 1850 minuta

Davide Biraski (Xhenoa): 1840 minuta

Thomas Strakosha (Lacio): 1835 minuta

Françesko Açerbi (Lacio): 1835 minuta

Xhanluixhi Donaruma (Milan): 1835 minuta

Stryger Larsen (Udineze): 1833 minuta

Françesko Kaputo (Empoli): 1831 minuta

Samir Handanoviç (Inter): 1831 minuta

Matias Silvestre (Empoli): 1831 minuta