Bota Statistikat e koronavirusit: Mbi 32 mijë të shëruar

Statistikat e koronavirusit: Mbi 32 mijë të shëruar

Paniku nga rreziku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë u rrit pas shtimit me ritme të larta të rasteve në Italinë fqinje nga e premtja e javës së kaluar, por rastet e reja në të gjithë botën kanë rënë me ritme të ndjeshme.

“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri tani 32,968 kanë arritur të shërohen nga ky virus.

Deri tani, në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur 82,393 persona, nga të cilët 2,807 kanë humbur jetën, 32,968 janë shëruar, ndërsa 46,618 janë aktualisht të infektuar.

Nga numri total i të infektuarve 38,149 persona janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 8,469 në gjendje kritike.

Shtetet me numrin më të lartë të të prekurve