Ekonomi Statistikat: Ja cilat vende europiane janë më të rrezikshmet për të punuar

Statistikat: Ja cilat vende europiane janë më të rrezikshmet për të punuar

Luksemburgu u shpall si  vendi më i rrezikshëm për të punuar në Bashkimin Evropian në vitin 2016, duke shënuar vdekshmërinë më të madhe në punë, për 100,000 njerëz.

Të dhënat e lëshuara nga Eurostat – që përkojnë me Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (28 prill) – zbulojnë se për vitin 2018, pas Luksemburgut, edhe Rumania dhe Letonia ishin më të rrezikshmet.

Në anën tjetër, Holanda ishte vendi më i sigurt për të punuar, se bashku me Gjermaninë dhe Suedinë që zinin vendin e dytë, respektivisht të tretë.

Ekspertët thanë se popullsia e vogël e Luksemburgut nënkuptonte se një aksident mund t’i anashkalonte shifrat e tij, ndërsa vendet me numër të madh të njerëzve të punësuar në bujqësi, si Rumania, do të ishin më të ndjeshme ndaj vdekshmërive në vendin e punës sesa vendet si Britania e Madhe, ku dominon puna në zyra.

Pavarësisht rezultatit të Luksemburgut në vitin 2016, nuk ka qenë gjithmonë aq keq.

Në periudhën shtatëvjeçare midis 2009 dhe 2016 që u regjistrua në statistikat nga Eurostat, Luksemburgu ra nën mesataren e BE-së për vdekshmërinë në vendin e punës për dy vite radhazi.

Në vitin 2013, Luksemburgu shënoi vlerën më të ulët, por në tre vitet e ardhshme ajo u rrit ndjeshëm, përpara se të mbërrinte pikun në vitin 2016.

Rumania, e cila ishte vendi i dytë më i rrezikshëm për të punuar në vitin 2016, ka mbetur vazhdimisht lartë mbi mesataren e BE-së për fatalitetet në punë gjatë periudhës shtatëvjeçare.

Në fakt, Rumania ishte vendi më i rrezikshëm për punë gjatë shtatë viteve të plota, gjë që u pasua nga Letonia në vendin e dytë.

Megjithatë, këto statistika nuk mund të japin një pamje të plotë mbi sigurinë në punë në Evropë.

Por, “disa aksidente të vetme, si zjarri në vendin e punës ose shpërthimi, mund të shkaktojnë fatalitete të shumëfishta dhe kjo shpesh përbën ndryshimin e madh”, tha kreu i Agjencinë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Uilliam Cockburn.

Sipas Cockburn, duhet të konsiderohen edhe sektorë të ndryshëm ekonomikë, të tilla si shanset për të pasur një aksident në punë në një mjedis të bujqësisë ose ndërtimit, në krahasim me industrinë e shërbimit.

“Kjo paraqet disa nga dallimet midis vendeve (për shembull, shumë njerëz janë të punësuar në ferma të vogla në Rumani),” tha ai.

Holanda dhe Gjermania ruanin vendet e tyre të para dhe të dyta për vendet më të sigurta për të punuar gjatë shtatë viteve.

Megjithatë, Greqia ishte e treta më e sigurtë midis 2009 dhe 2016.