Bota Statistikat në Itali: 96% të viktimave me sëmundje shoqëruese

Statistikat në Itali: 96% të viktimave me sëmundje shoqëruese

Përhapja e koronavirusit në Itali ka prekur në masën dërrmuese të moshuarit, kryesisht ata që vuanin nga sëmundje të tjera, raporton Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj. Sipas statistikave të fundit, 96% e viktimave nga Covid-19 vuanin nga sëmundje të tjera dhe mosha mesatare e tyre është rreth 80 vjeç.

Rezultatet e studimit të publikuar tregojnë se vetëm se 4.1% e totalit të vdekjeve, nuk kishin patologji të mëparshme. Pothuajse 60% e viktimave vuanin nga të paktën tre sëmundje dhe rreth një e pesta vuante nga dy sëmundje paraprake.

Më shumë se 68% vuanin nga hipertensioni, rreth 30% nga diabeti dhe 28% vuanin nga sëmundje të zemrës. Mosha mesatare e rasteve të të prekurve është 62 vjeç, megjithatë rreth 30% e të infektuarve janë nën moshën 50 vjeçare.

Viktimat tregojnë për një hendek gjenerues më të gjerë, ku vetëm 1.1% e viktimave kanë qenë nën moshën 50 vjeçare dhe më shumë se 57% mbi 80 vjeç.