Kryesore Stërkaj zbulon telefonatën me Vasilin dhe ka një mesazh të fortë për...

Stërkaj zbulon telefonatën me Vasilin dhe ka një mesazh të fortë për ish-kolegët

Deputeti socialist, Paulin Stërkaj, i revoltuar me thirrjet e ish-kolegëve opozitarë gjatë protestës u kujtoi këtyre të fundit se edhe deputetët që janë në parlament kanë popull pas.

Pas mbylljes së seancës, ai tha për gazetarët se për këtë çështje i kishte telefonuar dhe Petrit Vasilit menjëherë pas deklaratës që ky i fundit bëri në mesin e turmës.

Stërkaj:Populli gjithmonë kur del në shesh për zi të bukës, thonë francezët, djeg furrën e bukës të parën. Sepse ai mendon se e ka furra por realisht nuk ka brum, nuk ka miell, nuk ka dru. Është e papërgjegjshme dhe unë u bëj thirrje të gjithë ish-kolegëve, thonë ish por deklaratat i kanë bërë që të mos ikin nga Kuvendi, i kanë bërë false, jashtë ligjit, që të mos i bëjnë thirrje kujt me cënu individ parlamentar. Siç kanë këta popullin që i shoqëron kanë edhe parlamentarët popull që i shoqëron.

Nëse do i përgjigjemi me popull kjo është anarshi, por ne mendojmë që do të zbatojmë vetëm ligjin. U bëj thirrje të gjithë deputetëve, nuk është normale me bë thirrje siç ka bërë Petrit Vasili. E mora në telefon që nëse do i ndodhë ndonjë gjë ndonjë deputeti do ta kërkojmë te ai apo deputetë të tjerë që kërkojnë me u sulmu deputetë që janë përfaqësues të popullit.

Stërkaq tha se kjo që po ndodh është e paprecedent teksa zbuloi edhe drojën e tij.

Stërkaj: “Kjo nuk ka precedent, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur. Kam frikë se do të ndodhë dhe në Gjermani, opozita gjermane rrezik po kopjon opozitën shqiptare dhe thonë të ikë Merkel dhe të vijë një qeveri tjetër”.

Çfarë tha Vasili?

Duke ju referuar deputetëve të mazhorancës, Vasili tha se ata janë fshehur në Kuvend si minj, ndërsa i bëri thirrje turmës të sulmonte deputetët kur të dilnin.

Vasili: Këtu është populli atje janë minjtë, janë mbledhur si minj dhe duhet të dalin si minj. Po i presim. Çfarë do të bëjnë, do të flenë aty? Këtu do të kalojnë, por këtu nuk do të kalojnë dot. Se këtu është populli, këta i janë fshehur popullit, të fshehur pas fustanit të Gramoz Ruçit. As te fustani i Gramoz Ruçit, as te brekushet e Edi Ramës nuk i shpëton dot njeri. Te brekushet e Edi Ramës që janë ashtu me erë siç i dini. Sot është dita që populli të thotë fjalën e tij dhe do ta pastrojë atë parlament nga ata minj që e kanë qelbur dhe e kanë ndyrë. Aty do të jetë vendi i fjalës së lirë, vendi i fjalës së popullit dhe jo vendi i atyre që e bënë pis atë parlament. Asnjë hap pas derisa Edi Rama jo të ikë por të shporret.