Sport Strakosha fiton duelin e shqiptarëve, Lazio parakalon Milanin dhe kap Champions-in

Strakosha fiton duelin e shqiptarëve, Lazio parakalon Milanin dhe kap Champions-in

Fitoret minimale janë kthyer në trend në shtëpinë e Lazios.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mori 3 pikëshin e radhës, pasi mposhti 1-0 Empolin.

Në “Olimpico” vendosi një gol i Caicedo.

Pasi bëri gjithçka mirë në zonë, ekuadoriani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin e 3-pikëshit për të tijët.

Triumf ky që i jep kënaqësi edhe Thomas Strakoshës.

Gardiani shqiptar fitoi duelin personal me shokun e skuadrës te kombëtarja shqiptare, Federik Veseli, i cili u aktivizua për 90 minuta në radhët e Empolit.

Me këtë fitore Lazio ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, duke lënë pas Milanin, i cili do të sfidojë Cagliarin në javën e 23-të të Seria A.