Bota Strategjia e re për turizmin: Amsterdami pa kanabis

Strategjia e re për turizmin: Amsterdami pa kanabis

Kryebashkiakja e Amsterdamit, Femke Halsema, po shqyrton ndryshimin e strategjisë së turizmit.

Kështu, kryeqyteti i Holandës mund t’u ndalojë turistëve hyrjen në kafenetë e kanabisit dhe klubet me drita të kuqe.

Kjo iniciativë shihet si përpjekje kundër sjelljeve ngacmuese në këto zona dhe do ta orientonte turizmin drejt atraksioneve të tjera.

Për të kuptuar se si të veprojë, Halsema urdhëroi një studim i cili zbuloi se 65% e turistëve që vijnë në qytet konsumojnë kanabis dhe 44% e tyre nuk do të ktheheshin në Holandë nëse hyrja në kafenetë e kanabisit do t’u refuzohej.