Politika Studentët i flasin Ramës me gjuhën e artit, ekspozitë me meme dhe...

Studentët i flasin Ramës me gjuhën e artit, ekspozitë me meme dhe pankarta

Edhe pse studentët e kanë pezulluar përkohësisht protestën, disa prej tyre vazhdojnë të dalin para kryeministrisë.

Sot ata kanë zgjedhur një formë tjetër proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Para Kryeministrisë ka nisur puna për ti dhënë formë ekspozitës me pankartat dhe memet më pikante gjatë protestës.

Olgert Rakipllari, një student aktiv në protestë, shpjegoi simbolikën për Oranews: “Ne kemi gjetur këtë formë të protestës tonë, duke e reduktuar në dy orë, nga ora 10-12 çdo ditë. Nesër është parashikuar një ekspozitë, ku nga qindra pankarta ne kemi zgjedhur 99 pankarta dhe meme. Kemi zgjedhur simbolikën numrin 9 për 9 kërkesat që i kemi parashtruar kryeministrit. Duke qenë se kryeministri është artist menduam ti flasim me gjuhën e tij, duke qenë se deri më sot nuk na ka mirëkuptuar”.