Aktualitet Studentët marshojnë drejt ministrisë, bojkot mësimit në Durrës, Korçë e Elbasan

Studentët marshojnë drejt ministrisë, bojkot mësimit në Durrës, Korçë e Elbasan

Shpërndaje

Edhe sot studentët kanë dalë në protestë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Por ndryshe nga dita e djeshme, protesta e Universitetit të Tiranës është përhapur edhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.

Lëvizja për Universitetin thotë se studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës.

Me thirrjet “Ulni tarifat” studentët po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit.