Kryesore Studentët para Kryeministrisë, Rama i prerë: Nuk bëhet arsimi 5% e GDP-së

Studentët para Kryeministrisë, Rama i prerë: Nuk bëhet arsimi 5% e GDP-së

Studentët e grumbulluar para Kryeministrisë paraditen e së martës kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër dialogut me kryeministrin Edi Rama.

Ata madje kanë shkruar përballë Kryeministrisë me shkronja të mëdha të bardha dy fjalët “JO DIALOG”.

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me disa studentë në Universitetin Bujqësor të Tiranë, me ftesë të Rektorit, ndërsa një studente teksa e kundërshtoi për rritjhen e tarifave, u shpreh se ishin mashtruar dhe nuk u ishte treguar se ky takim do të bëhej me Kryeministrin.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh i prerë se arsimi nuk do të ketë 5% të GDP-së, pasi nuk është e mundur.