Kuriozitete Studimi: Bimët po zhduken më shpejt kafshët

Studimi: Bimët po zhduken më shpejt kafshët

Shkencëtarët japin alarmin se shumë lloje bimësh rrezikojnë të zhduken dy herë më shpejt se disa specie kafshësh. Gjatë 250 viteve te fundit janë zhdukur më shumë se 571 lloje bimësh.

Nëse për shumë specie kafshësh prej shumë vitesh është dhënë alarmi për zhdukjen e tyre, janë të tjera formë jetësh që rrezikojnë të zhduken edhe më shpejt. Sipas një raporti të përbashkët kërkimor anglo–suedez, bimët po zhduken dy herë më shpejt se zogjtë, gjitarët dhe amfibët së bashku.

Kërkuesit kanë analizuar studime të mëparshme, arkiva digjitale ndërkombëtarë dhe ekzemplarë lulesh të ruajtura në muzetë kryesore të botës. Ata zbuluan se 571 specie  të ndryshme janë zhdukur në 250 vitet e fundit. Zhdukja ka qenë më masive për pemët dhe bimët në ishuj ku shpesh rriten specie bimore që nuk gjenden në vende të tjera.

Autorët e studimit shkruajnë se zhdukja e bimëve përfaqëson një rrezik dhe për organizma dhe ekosisteme të tjera, përfshirë dhe mirëqenien e njerëzve.