Extra Studimi: Ftohja e zakonshme mund të ofrojë mbrotje nga Covid-19

Studimi: Ftohja e zakonshme mund të ofrojë mbrotje nga Covid-19

Mbrojtja natyrale që fiton trupi i njeriut nga ftohja mund të sigurojë mbrojtje edhe nga Covid-19.

Kjo sipas një studimi  i botuar në Nature Communications , i cili u krye në 52 individë të cilët jetuan  me persona që sapo ishin  infektuar me virusin. Ekipi i Kolegjit Imperial në Londër donte të kuptonte më mirë pse disa njerëz infektohen me Covid pasi janë ekspozuar ndaj virusit dhe disa të tjerë jo.

Studimi u përqëndrua në një pjesë  të rëndësime të sistemit imunitar të trupit të cilat janë  qelizat T. Disa nga këto qeliza T vrasin çdo qelizë të infektuar, p.sh nga i ftohti. Dhe, pasi të ketë kaluar  ftohja disa  nga këto qeliza mbeten në trup, gati për të ngritur një mbrojtje kur ata të ndeshen më pas me virusin. Në Shtator 2020, studiuesit studiuan 52 persona që nuk ishin vaksinuar ende, por që jetonin me njerëz që sapo kishin rezultuar pozitivë për Covid-19. Gjysma e grupit u infektua gjatë periudhës 28-ditore të studimit dhe gjysma jo. Një e treta e njerëzve që nuk u infektuan me Covid u zbulua se kishin nivele të larta të qelizave T në trupin  e tyre.

Studiuesit thonë se gjetjet mund të ofrojnë  të dhëna të rëndësishme se si sistemi mbrojtës i trupit të njeriut e lufton virusin.

Por ata paralajmërojnë se do të ishte një “gabim i rëndë” të mendojmë se kushdo që ka patur së fundmi një ftohje mbrohet automatikisht nga Covid-19.