Shëndet Studimi: Gjumi është 450 milionë vjeç…

Studimi: Gjumi është 450 milionë vjeç…

Gjumi është 450 milionë vjeç.

Rrugët e trurit që e kontrollojnë datojnë që në atë kohë.

”Ato janë zbuluar tek peshqit zebra, një nga organizmat e përdorur si model nga gjeneticienët dhe janë në thelb identike me ato të njerëzve”, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature”.

Dihet tashmë se peshqit flenë gjithashtu, por është hera e parë që në valët e trurit vërehen karakteristika të ngjashme me ato të organizmave të tjerë si gjitarët, duke përfshirë edhe njerëzit.

Autorët e studimit analizuan peshkun zebër me mikroskop fluoreshent, i cili është në gjendje të dallojë qelizat individuale të kafshës.

Në këtë mënyrë, duke përfituar nga karakteristika e këtij peshku për të pasur një trup transparent, studiuesit ishin në gjendje të studionin aktivitetin e tyre të trurit në nivelin e fijeve individuale të nervave, teksa peshqit flinin.

Ky studim do të na ndihmojë të kuptojmë përfitimet e sakta të gjumit, që ka një funksion thelbësor, por edhe shumë misterioz, mungesa e të cilit mund të shkaktojë çrregullime nervore.