Kuriozitete Studimi: Gjysma e bimëve të Europës po zhduket. Pema simbol jeton (ende...

Studimi: Gjysma e bimëve të Europës po zhduket. Pema simbol jeton (ende për pak) në Shqipëri

Pemët e Europës po zhduken. Ky është verdikti i një studimi të detajuar mbi 15 mijë specie të ndryshme bimësh dhe kafshësh që ndodhen vetëm në kontinentin tonë.

Sipas studimit të International Union for Conservation of Nature (IUCN) të shpërndarë të premten në Gjenevë, 58% e specieve të studiuara të pemëve janë në rrezik konkret për zhdukje.

Një nga speciet që më mirë simbolizon këtë gjendje të mjeruar sipas raportit është gështenja e egër, ose siç njihet më mirë në popull, “gështenja e kalit”. Pema madhështore, që arrin lartësinë 30 metrave, ka origjinën e saj pikërisht në Ballkanin jugor, në veçanti Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari.

Pema që ka shoqëruar ndër mijëravjeçarë  zhvillimin e popujve që banojnë këtë zonë qysh nga fillimi i qytetërimit, sot po zhduket nga një parazit që godet vetëm këtë specie, por edhe nga zjarret, ndërtimi pa kriter dhe turizmi masiv.

Gjithmonë sipas studimit, rreth 600 specie bimësh janë zhdukur në Europë gjatë 250 viteve të fundit.

Në gjendje më të mirë nuk janë as gjallesat e tjera. Gjysma e gëmushave dhe 25% e molusqeve janë edhe ato të rrezikuara seriozisht.