Shëndet Studimi i OBSH-së: Trajtimi me remdesivir nuk e ul vdekshmërinë nga Covid-19

Studimi i OBSH-së: Trajtimi me remdesivir nuk e ul vdekshmërinë nga Covid-19

Medikamenti Remdesivir ka pak ose aspak efekt në uljen e vdekshmërisë së pacientëve të shtruar në spital nga Covid-19. Pohimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka kryer një studim lidhur me trajtimin e të infektuarve me këtë ilaç.

Agjencia ndërkombëtare, konfirmon gjithashtu, se Remdesivir nuk po ndihmon pacientët që të shërohen më shpejt nga koronavirusi i ri. Remdesivir ishte medikamenti i vetëm që mori një autorizim përdorimi emergjent për Covid-19 nga Administrata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit.

Një studim i mëhershëm në SHBA, konfirmonte se trajtimi me këtë ilaç, shkurtonte kohën e shtrimit në spital për pacientët me simptoma të rënda. Por OBSH e hodhi poshtë këtë.