Shëndet Studimi: Ilaçi i malaries jo më i mirë se trajtimi i zakonshëm...

Studimi: Ilaçi i malaries jo më i mirë se trajtimi i zakonshëm për Covid-19

Hydroxychloroquine, një ilaç për malarien që Presidenti Donald Trump e ka cilësuar si një medikament për koronavirus, nuk rezulton të jetë më efektiv se kujdesi i zakonshëm mjekësor, sipas një studimi.

Studimi i publikuar nga revista e universitetit “Zhejiang” në Kinë ka treguar se pacientët që kanë marrë ilaçin e malaries nuk e kanë luftuar koronavirusin e ri në mënyrë më të shpeshtë apo më efektive se ata që nuk morën asnjë lloj trajtimi mjekësor.

Studimi përfshinte veçse 30 pacientë. Nga 15 pacientë të cilëve iu dha ilaçi i malaries, 13 testuan negativ për koronavirusin pas një jave trajtim. Dhe nga 15 pacientëve që nuk iu dha ilaçi i “hydroxychloroquine”, 14 testuan negativ.

Rezultatet e studimit nuk ishin statistikisht sinjifikative.

“Hydroxychloroquine”, veçanërisht kur jepet me antibiotikun azithromycin, ka marrë vëmendje të madhe pas një studimi të vogël e të debatuar të 40 pacientëve të hospitalizuar me Covid-19 në France. Në këtë studim dukej se ilaçi ndihmonte në pastrimin e virusit nga trupat e 26 pacientëve të cilëve iu dha medikamenti, e kjo bazuar nga kampionet e sekrecioneve të hundës. Ekspertët e kanë kundërshtuar këtë mënyrë të të bërit të studimit duke e quajtur interesant, por larg të vërtetës.

Trump ka thënë disa herë me konfidencë se ky ilaç ka për të funksionuar. Madje, të shtunën dhe Zëvendëspresidenti Mike Pence e vlerësoi gjithashtu këtë ilaç në një event të Shtëpisë së Bardhë duke deklaruar se tani mjekët mund të nisin t’a rekomandojnë këtë medikament për të luftuar simptomat e koronavirusit.

Por shkencëtarët më me emër duke përfshirë këtu dhe anëtarin e task forcës të Shtëpisë së Bardhë të ngritur për koronavirusin, Anthony Fauci i kanë deklaruar studimet se hydroxychloroquine mund të funksionojë ndaj Covid-19 si qesharake dhe janë shprehur se nevojiten studime të mëtejshmë përpara se të jepet inkurajimi i përdorimit të këtij ilaçi.

Ndërkohë ky ilaç po iu jepet momentalisht shumë pacientëve në New York, si pjesë e një studimi të madh që po mundohet të identifikojë çfarëdo lloj ilaçi që mendohet se mund të japë efekt ndaj koronavirusit.

Në studimin kinez, i cili u realizua nga kërkuesit e departamentit të infeksioneve dhe imunitetit të qëndrës spitalore për shëndetin në Shanghai “Shanghai Public Health Clinical Center” të 15 pacientët që nuk morën hydroxychloroquine u trajtuan me përkujdesje konvencionale (conventional care).

Më kujdes konvecional kuptohet pushimi në krevat, marrja frymë me maska oksigjeni, dhe përdorimi i ilaçeve anti-virale si lopinavir dhe ritonavir nëse është e nevojshme.

Madje gjatë studimit nga ata individë të cilëve iu dha “hydroxychloroquine” njëri u përkeqësua dhe katër të tjerë nisën të kishin diarre dhe dëmtimë në veshkë.

Kërkuesit konkluduan se studime të mëtejshme nevojiten për të investiguar në mënyrë të plotë benefitet dhe risqet e përdorimit të këtij ilaçi.

Burimi: Bloomberg