Extra Studimi: Ja dhjetë qytetet ku jetohet më mirë

Studimi: Ja dhjetë qytetet ku jetohet më mirë

Zyrihu në Zvicër ka cilësinë më të mirë të jetës në botë, sipas një studimi nga Deutsche Bank.

Në këtë studim, kostoja, standardi i jetesës dhe cilësia e jetës janë krahasuar në 56 qytete të botës në bazë të faktorëve të ndryshëm, siç janë fuqia blerëse, siguria, kujdesi shëndetësor, kostoja e jetesës, përballueshmëria e strehimit, transporti dhe ndotja.

Ndërsa qytete amerikane dhe australiane ofrojnë një cilësi të lartë të jetës, disa nga qytetet e mëdha evropiane nuk janë veçuar për mirë – vlerëson Forumi Ekonomik Botëror (WEF).

Frankfurt, i cili ka kryesuar listën për pesë vjet, ra katër vende, duke u renditur i 13-i këtë vit, ndërsa Parisi është tani në të 36-in dhe Londra në 41-in.

Kur bëhet fjalë për standardet e jetesës, qytetet më të vogla duket se kanë një avantazh mbi ato të mëdha.

Kështu, cilësia e jetës së Nju Jorkut mori vendin e 31-të.

Në tërësi, megapoliset me përjashtim të Tokios, qëndrojnë në gjysmën e dytë të listës. Qyteti më i madh i Nigerisë – Lagos është në fund të listës, i ndjekur nga Pekini dhe Manila.

Ja 10 qytetet që kanë cilësinë më të mirë të jetës:

Zyrih, Zvicër

Uellington, Zelanda e Re

Kopenhagen, Danimarkë

Edinburg, Mbretëria e Bashkuar

Vjenë, Austri

Helsinki, Finlandë

Melburn, Australi

Boston, SHBA

San Francisko, SHBA

Sidnei, Australi