Extra Studimi: Ja në cilën moshë e përjetojnë gratë seksin më të mirë...

Studimi: Ja në cilën moshë e përjetojnë gratë seksin më të mirë të jetës

Nëse mendoni se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 20-vjeçare, gaboheni. Këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit me miq dhe dashurive të para të vërteta, por sipas hulumtimeve të fundit gratë përjetojnë seksin më të mirë të jetës pasi mbushin 36 vjeç. Të pyetura nga “Natural Cycles”, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre për orgazmën, ndjenjat e joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre janë analizuar në bazë të moshës duke i ndarë vajzat e reja në tre kategori: (nën 23 vjeç), (23-35 vjeç) dhe (mbi 36 vjeç). 6 nga 10 gra të grupmoshës mbi 36 vjeç raportuan se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta dhe se kanë pasur seks të mahnitshëm përgjatë 4 javëve të fundit, krahasuar me 76% të grupmoshës së dytë dhe vetëm 56% e vajzave të reja që kanë deklaruar të njëjtën gjë.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se një e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks 2 herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks 3 herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm një herë në javë.