Kryesore Studimi: Ja si një grua asimptomatike infektoi në ashensor 71 persona të...

Studimi: Ja si një grua asimptomatike infektoi në ashensor 71 persona të tjerë

Foto ilustruese

Covid-19, nga një udhëtim me ashensor një zinxhir prej 71 rastesh

Një grua asimptomatike kineze që kthehej nga SHBA infektoi një fqinj në ashensor. Por, ata nuk u infektuan në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, ai infektoi të afërmit dhe miqtë, përfshirë një njeri të shtruar në spital, i cili veproi si super shpërndarës. Kjo grua pa dashje infektoi të paktën 71 persona, pasi një fqinj mori ashensorin pas saj.

Rasti zero u kthye nga SHBA

Kjo spekulohet nga studiuesit kinezë të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilët kanë studiuar rastin dhe kanë shkruar në ‘Gazetën e Sëmundjeve Infektive’. Hulumtimi është përshkrimi i një shpërthimi me origjinën e mundshme të rastit zero që gjurmohet te një zonjë që kthehej në Kinë nga një udhëtim në SHBA. Provinca e vendbanimit të zonjës, Heilongjiang, nuk kishte pasur raste nga 11 marsi deri më 9 prill, kur me SARS-CoV-2 u diagnostifikuan në 4 pacientë. Më 22 Prill, 71 njerëz u infektuan. Origjina e mundshme e këtij grupimi është zonja asimptomatike që u kthye nga SHBA.

Në të njëjtin ashensor

Studiuesit kanë rikonstruktuar zinxhirin e infeksioneve (shiko figurën më lart): zonja (e quajtur A0 në diagram) u kthye më 19 mars dhe u vetëkarantinua në shtëpi. Subjekti B1.1 ishte fqinji në katin e poshtëm. Të dy përdorën të njëjtën ashensor, por jo njëkohësisht dhe nuk kishin kontakte të ngushta. Më 26 mars, nëna e fqinjit dhe partneri i saj (B2.2 dhe B2.3) ishin mysafirë në shtëpinë e tij gjatë natës dhe më 29 mars ata shkuan në një festë me pacientin C1.1 dhe fëmijët e tij, C1.2 dhe C1.3. Më 7 prill, pacienti B2.3 vuri re për herë të parë simptomat e Covid-19. Është konfirmuar pozitiv me Covid-19 më 9 prill, rasti i parë i konfirmuar në këtë grupim. Kontaktet e tij të ngushta, B1.1, B2.1, B2.2 dhe C1.1, më pas rezultuan pozitiv me Covid-19 më 9 ose 10 prill.

Një super shpërndarës në spital

C1.1 ishte në spital sepse ishte shtruar më 2 prill për shkak të një goditjeje në tru (spitali 1). Ai e ndërroi spitalin më 6 prill (spitali 2) për shkak të etheve dhe u izolua në repart pas rezultatit pozitiv të zbuluar më 9 prill. Gjatë shtrimit në spital 1, pacienti C1.1 (dhe të afërmit e tij) do të kishin infektuar gjithsej 28 persona të tjerë (shiko figurën), përfshirë pesë infermierë dhe një mjek. Në spitalin 2, do të ishin infektuar 20 persona të tjerë.

Duhet të kihet parasysh se ato ishin spitale krejtësisht pa Covid para ardhjes së pacientit, i cili duket si një super shpërndarës. Më 9 prill, gjurmuesit mësuan se zonja A0, fqinja e B1.1, ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara dhe kishte bërë testin serologjik, i cili zbuloi se ajo më parë kishte pasur virusin (prania e antitrupave). Nga këtu nisin infektimet e reja.

Në një muaj 71 raste

Qendrave Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më vonë renditi tërë gjenomin e 21 mostrave nga grupimi dhe pa që virusi kishte origjinën jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse dyshimet janë përqendruar te gruaja. Në fund, të gjithë njerëzit e dyshuar u testuan dhe rezultatet pozitive ishin 71 raste deri më 22 prill. Siç shihet, brenda një muaji të një rasti të vetëm asimptomatik, infeksioni u përhap gjerësisht (duke kaluar nëpër një spital) në një komunitet që nuk kishte pasur rezultate pozitive për një muaj. Dhe roli themelor i asimptomatikes dhe transmetimit të ajrit në këtë pandemi është i theksuar. Pastaj shpërthimi vijoi më tej nga kontaktet./Corriere della Sera/American Eye