Shëndet Studimi nga Oksfordi: Asnjë lidhje mes qëndrimit në ekran dhe shëndetit mendor...

Studimi nga Oksfordi: Asnjë lidhje mes qëndrimit në ekran dhe shëndetit mendor te adoleshentët

Ka pak dëshmi për lidhjen mes sasisë së kohës që adoleshentët kalojnë në ekran dhe mirëqenies së tyre të përgjithshme, flet një studim ri i Oksfordit.

Ky studim thotë se janë ekzagjeruar pretendimet se shëndeti mendor dhe fizik i adoleshentëve mund të dëmtohet nga koha e tepërt që kalohet në ekran.

Lundrimi në internet, qoftë edhe para kohës së gjumit, nuk është dëmtues për shëndetin mendor të të rinjve, thonë autorët e studimit.

Ata ngritën pikëpyetje lidhur me metodologjinë e studimeve të mëparshme.

“Ndërsa psikologjia mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kuptuar lidhjen midis përdorimit të ekranit dhe mirëqenies adoleshente, ajo ende nuk arrin të furnizojë palët e interesuara dhe publikun me hetime kualitative, transparente dhe objektive“, tha profesor Andrew Przybylski, Drejtor i Kërkimeve në Institutin e Internetit në Oksford, njëkohësisht bashkautor i studimit.

Ndërsa bashkautori Amy Orben tha se ishte e rëndësishme që studimet të ishin të forta dhe të bënin pyetje të drejta: “Për shkak se teknologjitë janë të përfshira në jetën tonë shoqërore dhe profesionale, hulumtimi në lidhje me përdorimin e ekranit dixhital dhe efektet e tij në mirëqenien adoleshente është në shqyrtim në rritje”.

Studimi i Universitetit të Oksfordit përdori të dhëna nga tre vende – Britania e Madhe, SHBA dhe Irlanda – ku u anketuan 17,000 adoleshentë, dhe përdorën teknika të vetë-raportimit të cilat kërkojnë adoleshentët të regjistrojnë atë që bëjnë në kohë të caktuar.