Shëndet Studimi nxjerr fakte shqetësuese: Europa nuk po u beson më vaksinave

Studimi nxjerr fakte shqetësuese: Europa nuk po u beson më vaksinave

Një studim global ka nxjerrë në pah fakte shqetësuese, se ka rënie të lirë të shkallës së besimit në vaksinat në Europë. Rezultatet e studimit flasin se vetëm 59% e njerëzve në Europën Perëndimore dhe 50% në lindje të kontinentit mendojnë se vaksinat janë të sigurta, krahasuar me 79% në mbarë botën.

Në të gjithë globin, 84% e njerëzve pranojnë se vaksinat janë efektive dhe 92% thonë se fëmija i tyre ka marrë së paku një vaksinë. Por, përkundër sistemeve të mira shëndetësore dhe arsimore, në këto pjesë të Evropës ka një besim të ulët ndaj vaksinave. Franca ka nivelet më të larta të mosbesimit, në 33%.

Dr. Heidi Larson, drejtor i Projektit të Besimit të Vaksinave në Shkollën Londineze të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, tha se mediat sociale po i fryjnë zjarrit të mosbesimit. Ndërsa besimi ndaj vaksinave në Britani të Madhe ishte më i lartë se në disa pjesë të tjera të Evropës, ai thotë se edhe Mbretëria e Bashkuar nuk ka shpëtuar lehtë nga propaganda kundër tyre.

Së fundmi ka pasur shpërthime të mëdha të fruthit në një numër vendesh, të cilat janë përhapur në të gjithë kontinentin, dhe e gjithë kjo është e lidhur me hezitimin ndaj vaksinave.