Aktualitet Studimi: Për të gjetur një vend pune në Shqipëri s’të duhet shkolla

Studimi: Për të gjetur një vend pune në Shqipëri s’të duhet shkolla

Në Shqipëri vendet e punës dominohen nga personat me edukim të ulët (arsim 8-vjeçar).

Të punësuarit në Shqipëri në periudhën 2017-2018 në rreth 45% të tyre kanë edukim shkollor të ulët, kundrejt 22% të mesatares rajonale. Të dhënat janë publikuar nga Banka Botërore, e cila ka analizuar trendet e punësimit në rajonin e Ballkanit.

Nga ana tjetër në rajon është dalluar se ka ndodhur komplet e kundërta, pasi gjatë po të njëjtës periudhë punonjësit me edukim të ulët kanë humbur vendet e punës.

Mesatarisht në rajon vendet e punës u shkurtuan me 3.8% për punonjësit me edukim të ulët, ndërsa vendet e punës për personat me arsim të lartë u shtuan me 4.2% dhe 1.2% për ata me arsim të mesëm.

Përjashtim me trendin rajonal kanë bërë vetëm Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ku punësimi për punonjësit me arsim fillor u rrit.

Burimi: Monitor