Bota Studimi: Shumica e europianëve mbështesin masat kundër COVID-19

Studimi: Shumica e europianëve mbështesin masat kundër COVID-19

Shumica e europianëve mbështesin masat e marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit, si nga qeveritë lokale ashtu edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një studimi universitar gjerman.

Për studimin e drejtuar nga universiteti i Hamburgut, u intervistruan rreth 7 500 persona nga Gjermania, Danimarka, Franca, Italia, Britania e Madhe, Portugalia dhe Holanda.

Prej tyre, 60% mendonin se shtetet përkatëse ishin përgjigjur në mënyrë korrekte ndaj pandemisë, ndërsa 16% nuk i mbështesin masat e marra.

Rreth 80% e tyre mbështetën masën për anulimin e ngjarjeve publike dhe mbylljen e kufijve dhe shkollave.

Përdorimi i aplikacioneve për gjurmim dhe të dhënat celulare për të identifikuar personat në kontakt me të infektuarit shkaktuan përgjigje të ndryshme sipas vende.

Në Gjermani, vetëm gjysma e të anketuarve mbështetën një veprim të tillë, ndërsa në Itali u mbështet nga 85% e qytetarëve.