Kryesore Studiuesit amerikanë: Covid-19 hapet edhe thjesht duke marrë frymë. Mbani maska në...

Studiuesit amerikanë: Covid-19 hapet edhe thjesht duke marrë frymë. Mbani maska në supermarkete

Studiuesit amerikanë kanë sinjalizuar të enjten se koronavirusi mund të përhapet në ajër, jo vetëm përmes kollitjes, por edhe thjesht duke marrë frymë.

Një panel shkencor prestigjioz ka paralajmëruar Shtëpinë ë Bardhë se hulumtimet tregojnë se koronavirusi mund të përhapet jo vetëm, nga teshtimat ose kollitjet, por edhe thjesht duke folur, ose duke marrë frymë.

“Një sërë studimesh tregojnë se virusit transmetohet edhe nga frymëmarrja normale”, thotë në një letër drejtuar Administratës Trump,  Dr Harvey Fineberg, kryetari i Akademisë Amerikane të Shkencave.

Dr Harvey Fineberg

Fineberg tha më pas në një intervistë për “CNN” se do të fillojë të veshë një maskë kur të shkojë në supermarket dhe këshilloi qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Maskat janë shumë të nevojshme sa herë që vini këmbën jashtë shtëpisë”, tha Fineberg, i cili është edhe ish-dekani i Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard.

Dr Anthony Fauci

Dr Anthony Fauci, një nga anëtarët kryesor të taksforcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, i tha CNN të martën se ideja për të rekomanduar përdorimin e gjerë të maskave ​​në SHBA për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është nën “diskutim intensiv” nga zyrtarët e lartë të administratës.

Fineberg tha se letra e tij iu dërgua të mërkurën Shtëpisë së Bardhë, me shpresën se Administrata Trump do të ashpërsojë masat e distancimit social.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi përhapet nga personi në person kur njerëzit janë rreth 2 metra larg njëri-tjetrit “përmes piklave të frymëmarrjes të shpërndara kur një person i infektuar kollitet ose teshtit”.

Fineberg tha se kjo është e vërtetë, por se një hulumtim i kishte treguar se pikat e shpërndara duke folur ose ndoshta edhe me frymëmarrje mund të përhapin virusin.

Ai i referohet një hulumtimi në një spital në Kinë i cili tregon se virusi mund të shpërndahej dhe te qëndronte në ajër, duke infektuar mjekët dhe infermierët kur heqin pajisjet mbrojtëse.

Hulumtimi tregon se materiali gjenetik nga virusi u gjet në dhomat e pacientëve më shumë se 6 metra larg pacientëve.

Megjithatë, Fineberg shtoi se koronavirusi nuk është aq infektiv sa fruthi apo tuberkulozi. Megjithatë, se sa mund të qëndrojë në ajër koronavirusi varet nga disa faktorë, duke përfshirë edhe sasinë e viruseve që një individ i infektuar nxjerr jashtë kur merr frymë ose flet.

“Nëse një njeri i infektuar nga virusi flet ose teshtin në një dhomë të mbyllur, është e imagjinueshme që të ecni nëpër të dhe të mos e thithni virusin”, tha Fineberg. “Por nëse jeni në një ambient të hapur jashtë, flladi apo rrymat e ajrit ka të ngjarë ta shpërndajnë duke e bërë më pak të mundur infektimin”, thekson ai.