Shëndet Studiuesit amerikanë drejt shpikjes të një spray nazal antiCOVID-19

Studiuesit amerikanë drejt shpikjes të një spray nazal antiCOVID-19

Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë po përpiqen, në partneritet me kompaninë bioteknologjike Regeneron, të zhvillojnë një spray nazal që do të mbronte nga COVID-19.

Ideja është për t’u mbështetur mbi parimin e terapisë gjenetike duke futur material gjenetik përmes hundës dhe fytit në qelizat e sjella si përgjigje për të prodhuar antitrupa të fuqishëm që do të parandalonin infektimet me koronavirusin e ri.

“Avantazhi i qasjes tonë është se ju nuk keni nevojë të keni një sistem imunitar kompetent që kjo të jetë efikase”, deklaroi profesor, James Wilson, drejtues i projektit për Universitetin e Pensilvanisë.

Aktualisht testuar tek kafshët, metoda mund të mbrojë nga koronavirusi për një periudhë kohore rreth gjashtë muaj për një dozë të vetme”, theksoi shkencëtari.

Pionier i terapisë gjenike, James Wilson u kontaktua në muajin shkurt nga qeveria amerikane për të mësuar nëse laboratori i tij mund të përdorte kundër COVID-19 këtë teknologji në zhvillim.

Por, ekipi i tij ka mundur të shkojë përpara vetëm pas zhvillimit nga kompania ”Regeneron” të një trajtimi inovativ i bazuar në një koktej antitrupash sintetikë.

Agjencia Amerikane e Medikamenteve ka akorduar së fundmi një autorizim emergjent për këtë trajtim, i përdorur veçanërisht për të trajtuar presidentin amerikan, Donald Trump.

Studiuesit shpresojnë që spray do të jetë në gjendje të induktojë qelizat e prekura të hundës për të prodhuar antitrupat Regeneron dhe kështu të bllokojë çdo infektim me SARS-CoV-2 në rrugën për në mushkëri.

Universiteti i Pensilvanisë dhe Regeneron parashikojnë të përfundojnë deri në janar testet e tyre tek kafshët para se t’i kërkojnë FDA-së dritën jeshile për teste tek njerëzit