Bota Stuhia më e fuqishme në 60 vjet po vjen

Stuhia më e fuqishme në 60 vjet po vjen

Japonia po përgatitet që të përballet me ato që mund të jenë reshjet dhe erërat më të forta të 60 viteve të fundit teksa vendit i afrohet Tajfuni Hagibis.

Agjencia Meteorologjike Japoneze paralajmëroi se erëra, të cilat mund të arrijnë në 180 km/h, mund të shkaktojnë përmbytje e rrëshqitje dherash.

Me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa një person humbi jetën pasi makina u përmbys për shkak të erërave të forta.

Dyqane, ndërmarrje e linjat e sistemit hekurudhor janë mbyllur, ndërsa Kupa Botërore e Regbisë dhe Formula 1 Prand Prix përballen me ndërprerjen e tyre.

Tajfuni Hagibis pritet që t’i afrohet Tokios më vonë gjatë ditës së shtunë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur evakuimin e zonave që janë në veçanti të rrezikuara, ndërsa supermarketet po boshatisen për shkak së njerëzit kanë po blejnë ushqime për t’i pasur në çdo rast, përpara se tajfuni të godasë.

Sipas asaj që shkruan BBC, edhe pse stuhia ishte ende në det, erërat si tornado goditën Chiba-n në lindje të Tokios, duke dëmtuar shtëpi e duke përmbysur makina.

Hagibis, që do të thotë “shpejtësi” në gjuhën filipinase Tagalog, pritet që të godasë ishullin kryesor të Honshu. Kjo mund të jetë stuhia më e fortë që vendi ka parë që prej Tajfunit Kanogawa në 1958, që la më shumë se 1 200 viktima e të zhdukur.