Kuriozitete Stuhia rinxjerr në sipërfaqe pyllin 4500-vjeçar (FOTO)

Stuhia rinxjerr në sipërfaqe pyllin 4500-vjeçar (FOTO)

Stuhia Francis ka zbuluar nga thellësitë e ujit një pyll të përmbytur që prej 4500 vitesh në Uells. Pemët që kanë qëndruar nën ujë këto mijëra vjet, ripanë edhe një herë dritën e diellit në bregun perëndimor të Uellsit. Sipas studiuesve mendohet se bimët janë pjesë e pyllit Geaelod, pjesë e legjendës që shoqëron mitin e Mbretërinë së mbytur të Uellsit.

Ekspertët mendojnë që pylli i lashtë ka qenë rreth 4,5 kilometra i gjatë dhe shtrihej përgjatë bregut, para se të përfundonte nën shtresa të shumta rëre, torfe dhe ujë deti. Por zbulimi i ri, që ndodhet disa kilometra larg një tjetër pjese pylli të zbuluar disa vite më parë, tregon se masivi pyjor ka shtrirje shumë më të madhe.

Sipas legjendës, mijëra vite më parë, Mbretëria e Uellsit shtrihej për rreth 35 kilometra sipërfaqe, tashmë të përmbytur. Por një pakujdesi për të menaxhuar fluksin e ujit në kohë batice bëri që toka të përmbytej.