Bota Suedia mendon izolimin e Stokholmit pas rritjes të rasteve me koronavirus

Suedia mendon izolimin e Stokholmit pas rritjes të rasteve me koronavirus

Suedia po mendon izolimin e kryeqytetit Stokholm nga pjesa tjetër e vendit pas rritjes së rasteve dhe vdekjeve me koronavirus.

Sot vendi raportoi 71 vdekje nga koronavirusi në një rritje prej 60 përqind nga 41 të raportuara në të njëjtën kohë të mërkurën, gjysma e të cilave ishin në kryeqytet.

Ndërsa të infektuarit u rritën nga 534 në 2,840 që do të thotë se ashtu si në qytete të tjera evropianë rastet po dyfishohet çdo tre ditë.

Suedia deri tani nuk ka kryer izolime të plota, por ka frikë se kryeqytetasit do të përhapin virusin në periferitë e tij gjatë vizitave të pushimeve të Pashkëve.

Nëse zbatohet ky do të ishte një ndryshim dramatik nga 24 orë më herët kur shkollat e baret ishin hapur dhe qeveria nxiste njerëzit të dilnin jashtë për ajër të pastër.