Extra Sugjerime rreth stileve në veshje nga disa vajza shqiptare

Sugjerime rreth stileve në veshje nga disa vajza shqiptare

Për të krijuar një stil ndryshe por edhe për të marrë një mendim më shumë se si duhet t’i kombinoni ngjyrat dhe veshjet tuaj duhet që patjetër të frymëzoheni nga diku. Trendi më i përhapur i viteve të fundit është që çdo vajzë e apasionuar pas modës të këtë një adresë në rrjetin e famshëm Instagram ose web-blog. Kjo risi ka filluar dhe po përhapet me shpejtësi të madhe edhe te vajzat shqiptare.

Ne i dhamë një vështrim disa adresave në instagram për t’jua sugjeruar edhe juve. Secila prej tyre ka një stil identifikues çka mund t’ju vijë në ndihmë sa herë të jeni në dilemë për veshjen tuaj, por jo vetëm. Mos harroni, merrni spunto nga to por… qëndroni origjinale!