Extra Sulme ekstreme për ta vjedhur, motra e Luiz Ejllit jep lajmërimin e...

Sulme ekstreme për ta vjedhur, motra e Luiz Ejllit jep lajmërimin e rëndësishëm për faqen e Instagramit të këngëtarit

Shikueshmëria e tij i kaloi kufijtë. Në vetëm dy muaj Luiz Ejlli u bë kryefjala e çdo lajmi duke fituar një rekord ndjekësish në Instagram.

Sot Luizi numëron rreth 635 mijë ndjekës në faqen e  tij zyrtare e cila u hap pasi ai u bë pjesë e BBV.

Faqja që mendohej se menaxhohej nga familjarët e tij, duket se ka qënë nën shënjestër të sulmeve.

Motra e tij ka vendosur të marrë menaxhimin e faqes, duke e ndryshuar emrin dhe foton e profilit që tashmë nuk janë të Luizit, por të motrës së tij Inës.

Në story shkruhet: “Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”.