Kryesore Sulmet e Ramës, reagon KLP: Të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i...

Sulmet e Ramës, reagon KLP: Të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve të SPAK, duke kërkuar nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme.

KLP thekson mbështetjen e saj ndaj prokurorisë për të ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Më herët, doli në një deklaratë edhe KLGJ.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, njoftoi KLP.