Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin e së premtes ne Zubin Potok. Në një deklaratë të publikuar nga ambasadori amerikan Jeffry Hovenier, thuhet se SHBA dënon fuqishëm sulmin e 29 nëntorit “në infrastrukturën kritike në Kosovë që dëmtoi një kanal ujor, thelbësor për furnizimin dhe funksionimin e termocentraleve”.
“Ne jemi duke e ndjekur situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që autorët të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratë.
Sulmin e dënoi edhe zyra e BE në Kosovës. “E dënoj sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që po lë pjesë të konsiderueshme të Kosovës pa furnizim më ujë”, tha në një reagim shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav.
Deputeti i Bundestagut Michael Roth, hoqi paralele mes ngjarjes së mbrëmshme dhe metodat që përdor ushtria ruse në Ukrainë.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen deri në fund. Nëse Serbia qëndron prapa tyre, që shpresoj të mos jetë kështu, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, shkroi deputeti Roth.
Edhe Franca dënoi sulmin dhe kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.