Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi nuk ka të bëjë fare me sulmin që ndodhi në Ibër-Lepenc, në Zubin Potok të Kosovë, dhe këtë, sipas tij, e di edhe Prishtina zyrtare.
Vuçiç u tha të rinjve të partisë së tij, se në politikë nuk duhet të nxitohesh, ndaj nuk kishte reaguar që në mëngjes për ngjarjen.
“Si mendoni, pse unë nuk u nxitova sot në orën 6 të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër-Lepenc. Çfarë duhet të bëj, të justifikohem, të dal nëpër mediat e botës, të kërkoj falje për diçka që nuk e kemi bërë”.
Kurti ka akuzuar Serbinë për sulm terrorist, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të Kosovës.