Kuriozitete Sulmohet me shigjetë, celulari ‘hero’ i shpëton jetën (Foto)

Sulmohet me shigjetë, celulari ‘hero’ i shpëton jetën (Foto)

Jeta e një shtetasi Australian iu shpëtua nga celulari i tij pasi dikush e sulmou atë më shigjetë.

Në mënyrë të pabesueshme, celulari ndaloi shigjetën para se ta godiste ndërkohë që personi po sulmohej në një zonë rurale në New South Wales.

43 vjeçari e plagos në mjekërr si pasojë e sulmit, por fotoja e lëshuar nga policia tregon se mund të kishte qenë akoma më keq se kaq.

Incidenti ndodhi kur agresori, i cili mbante në dorë shigjetën dhe hedhësen e saj, u përball me viktimën jashtë shtëpisë së tij, sipas policisë.

Viktima e kishte ngritur celuarin me qëllim që ta fotografonte agresorin, në momentin kur ky i fundit e lëshoi shigjetën në drejtim të tij.

Në vend që celulari të funksiononte si kamera, në fakt u kthye në një mburojë për ta ndihmuar viktimën nga një sulm që mund t’i rrezikonte dhe jetën.